E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”

TKEKS çel sezonin e ri artistik me premierën “Big baby”

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin e ri artistik me premierën e shfaqjes “BIG BABY”, një vepër e autorit Frank Moher, e cila vjen në skenën e TKEKS nën regjinë e Endri Çelës.

“BIG BABY” ngre në skenë një histori të pazakontë, ku e shkuara rikthehet papritur dhe vendos personazhet përballë marrëdhënieve, sekreteve dhe nevojës njerëzore për dashuri e pranim.

Një grua, një djalë që pretendon se është i biri dhe një fqinjë me histori të pabesueshme. Çfarë ndodh kur e shkuara troket papritur në derë?

Me humor të zi, emocione të forta dhe situata absurde, “BIG BABY” sjell një botë ku kufijtë mes së vërtetës dhe absurdit zbehen dhe ku personazhet kërkojnë, secili në mënyrën e vet, një vend ku të ndihen të pranuar dhe dikë pranë.

Premiera do të mbahet më 17 shtator, ndërsa shfaqjet do të vijojnë më 18, 19 dhe 20 shtator, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

TË DHËNAT E SHFAQJES

“BIG BABY”

Autori: Frank Moher

Regjia: Endri Çela

Përkthimi: Adriana Tolka

Muzika: Rafael Marinaj

Kostumografia: Sofi Kara

Skenografia: Beqo Nanaj

Video-effects: Ilir Kaso

Interpretojnë:

Adriana Tolka

Kleard Gërmenji

Albana Perhati

17–18–19–20 Shtator

Ora 20:00

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime: 069 571 7746

Lini një koment