E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat

“Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat

Paratë të humbura dhe mesazhe politike për tre vendet e rajonit që nuk kanë përfituar nga plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor.

Komisionerja për zgjerim u ndal tek Kosova, e cila humbi 48.3 milionë euro nga reformat e papërmbushura deri në qershor dhe rrezikon të humbas dhe 130 milionë euro të tjera deri në fund të dhjetorit.

Në këtë rast të pashfrytëzuar nga Prishtina zyrtare, Kos lajmëroi një udhëtim në Prishtinë në fillim të muajit të ardhshëm.

“I dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të patur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE. Me shumë kënaqësi do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces tashmë që ju i keni institucionet” u shpreh ajo.

Me kaq, Marta Kos e mbylli mesazhin për Prishtinën, për të kaluar tek të zgjedhurit e ri në Beograd, të cilëve i kujtoi rrugën europiane. Ndryshe nga mungesa në samitin e Brukselit, ata u përfaqësuan në Tiranë me deputetin Adem Mavriç.

“Tani, per Serbine është kënaqësi që ju kemi këtu. Agjenda e reformave u hartua së bashku me qeverinë e mëparshme që nuk ofroi rezultate për reformat për të cilat u dakordësuam. Komisioni nuk i ka bërë asnjë pagesë Beogradit që nga janari dhe tashmë egziston mundësia për një fillim të ri. Ne kemi ofruar këshilla me përfaqësues të listës studentore në Serbi se si mund të strukturohen reformat që të merren sa më shumë fonde që të jetë e mundur nga plani i rritjes”, tha ajo.

Bosnja, e cila është një rast i veçantë, si i vetmi shtet që nuk ka marrë para as nga parafinancimi, Kos kërkoi fillimisht ngritjen e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 4 tetorit.

“Bosnje dhe Hercegovina ka ende nevojë të ratifikoj marrëveshjet e duhura që të marrë fondet përkatëse nga plani i rritjes, kjo pasi të jenë ngritur institucionet pas zgjedhjeve të tetorit. Kështu bosnja do marrë fondet e duhura që fatkeqësisht nuk i ka marrë deri tani”, shtoi Kos.

Mungesa e stabilitetit politik është dukshëm një pengesë për përfimet nga Brukseli dhe mesa duket eceën paralelisht me rrugën integruese të tre vendeve që nuk kanë ritmin e Malit të Zi dhe Shqipërisë drejt unionit.

Lini një koment