Tradita shqiptare dhe turistët, mesazhi i Ramës: Vizitorët shijojnë mbrëmjet tradicionale shqiptare, mikpritjen dhe energji
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën e 29 gushtit me një mesazh kushtuar vizitorëve dhe eksperiencave që lidhen me traditat shqiptare.
“Mirëmëngjesi dhe me mbresat e mikpritjes dhe energjinë e vizitorëve, pasi kanë shijuar mbrëmjet tradicionale shqiptare në Albanian Night, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Shqipëria vijon të jetë një destinacion i kërkuar turistik, ndërsa promovimi i kulturës dhe traditave vendase shihet si një mënyrë për t’u ofruar turistëve një përvojë përtej bukurive natyrore dhe destinacioneve bregdetare.
Përmes pamjeve të publikuara, Rama ka përcjellë atmosferën e mbrëmjeve tradicionale, duke e shoqëruar atë me një urim për një fundjavë të mbarë.
Mesazhi i tij vë theksin te energjia e vizitorëve dhe te përjetimi i traditave shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në vend.