Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lezhë–Milot.

Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë nxitur një numër të madh qytetarësh të kalojnë fundjavën në zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

Kthimi i tyre drejt kryeqytetit dhe zonave të tjera ka shkaktuar fluks të lartë automjetesh, duke krijuar radhë kilometrike dhe vonesa të ndjeshme në lëvizje. Trafiku i rënduar ka vijuar për disa orë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë përballur me pritje të gjata dhe ngadalësim të qarkullimit.

Ky fenomen është përsëritur shpesh gjatë fundjavave të verës dhe vjeshtës, kur bregdeti i Lezhës tërheq vizitorë të shumtë, ndërsa infrastruktura rrugore nuk arrin të përballojë fluksin e madh të automjeteve.

Lini një koment