E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)

Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi Florian Sini, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment