Thursday, 16 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveTrepça, Bashkimi dhe Peja zbulojnë kundërshtarët për FIBA Europe Cup 2026/27

Trepça, Bashkimi dhe Peja zbulojnë kundërshtarët për FIBA Europe Cup 2026/27

Trepça, Bashkimi dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët për edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit që u zhvillua sot dhe që nisi rreth orës 12:00.

Siç raporton topsporti, Peja do të luajë në fazën kualifikuese kundër Dinamo București, me ndeshjet e parashikuara më 23 dhe 30 shtator, për të siguruar vendin në fazën grupore të garës.

Kampionja aktuale e Kosovës, Trepça, u vendos në Grupin A dhe do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çeki), Gladiators Trier (Gjermani), Split (Kroaci) dhe Batumi 2010 (Gjeorgji).

Bashkimi gjendet në Grupin F, ku kundërshtarët e tij do të jenë Bigbank/Kalev (Estoni), Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass (Letoni) dhe Manchester Basketball (Angli).

Trepça dhe Bashkimi kanë siguruar vendet direkt në fazën grupore, ndërsa Peja do të kërkojë kualifikimin përmes dy ndeshjeve eliminatore; Sipas topsporti.

Lini një koment