E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Trofie al pesto — makaronat klasike liguriane me pesto, patate dhe bishtaja

Trofie al pesto — makaronat klasike liguriane me pesto, patate dhe bishtaja

PËRBËRËSIT (për 4 persona)

  • 400 g makarona trofie
  • 2 patate mesatare, të prera në copa
  • 150 g bishtaja jeshile, të pastruara dhe të prera në copa
  • Për peston: 50 g gjethe baziliku të freskët, 30 g arra pishe, 40 g djathë parmixhan i grirë, 20 g djathë pecorino i grirë, 1 thelb hudhër, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë sipas shijes

PËRGATITJA

  1. Përgatit peston: shtyp në moçalë (ose në mikser) bazilikun me hudhrën, kripën dhe arrat e pishës derisa të bëhen krem. Shto djathërat e grirë dhe vajin e ullirit pak nga pak, duke trazuar, derisa të fitosh një salcë të butë e homogjene.
  2. Vë një tenxhere të madhe me ujë të bollshëm të kripur në zjarr. Kur të vlojë, shto copat e patates dhe ziji 5 minuta.
  3. Shto bishtajat dhe makaronat trofie; ziji sipas kohës së shkruar në paketim (rreth 10–12 minuta), derisa makaronat të jenë al dente.
  4. Ruaj një filxhan me ujin e zierjes, pastaj kullo makaronat bashkë me perimet.
  5. Ktheji në tenxhere, shto peston dhe pak nga uji i zierjes që ruajte; trazoji mirë derisa çdo makaronë të vishet me salcë.
  6. Serviri menjëherë, me pak parmixhan të grirë sipër sipas dëshirës.

Koha e përgatitjes: 15 minuta | Koha e gatimit: 20 minuta | Porcione: 4

Lini një koment