Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaTrump kërcënon me vendosjen e ICE në aeroporte mes krizës së sigurisë

Trump kërcënon me vendosjen e ICE në aeroporte mes krizës së sigurisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të dërgojë agjentë të emigracionit (ICE) në aeroporte për të marrë përsipër sigurinë, nëse nuk arrihet marrëveshje në Kongres për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ky paralajmërim vjen pas një “shutdown”-i që ka lënë mijëra punonjës të TSA pa pagesë për javë të tëra, duke shkaktuar mungesa stafi, dorëheqje dhe radhë të gjata në aeroporte.

Trump fajëson demokratët për situatën dhe ka deklaruar se ICE do të sigurojë aeroportet “më mirë se kurrë më parë”, ndërsa ka kërkuar edhe arrestime të menjëhershme të emigrantëve pa dokumente, me theks të veçantë ndaj komunitetit somalez.

Nga ana tjetër, kritikët paralajmërojnë se përdorimi i agjentëve të emigracionit në aeroporte mund të rrisë tensionet dhe rrezikon militarizimin e hapësirave civile, pasi ICE nuk ka të njëjtin trajnim si TSA. Ndërkohë, përplasja politike për reformën e politikave të emigracionit mbetet e pazgjidhur.

Lini një koment