Trump shkon në Walter Reed për kontrolle dentare dhe mjekësore vjetore
Presidenti Donald Trump do të udhëtojë të martën në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed për kontrollet e tij të përshkruara nga Shtëpia e Bardhë si vlerësime vjetore dentare dhe mjekësore. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, udhëtimi, i shpallur më 11 maj, përfshin kontrolle rutinë parandaluese dhe takime me anëtarë të shërbimit dhe personelin e spitalit.
Vizita e së martës vjen pas një udhëtimi në Walter Reed në tetor, të cilin Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një kontroll vjetor dhe një kontroll pasues, rreth gjashtë muaj pas fizikut vjetor të prillit 2025, raporton CBS News. Para kësaj, më 2 maj Uashingtoni tha se presidenti kishte patur një takim dentar të planifikuar te dentisti i tij në Floridë.
Në muajin korrik, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti vuan nga insuficienca kronike venoze, një formë e zakonshme e sëmundjeve të venave të këmbëve, që mund të jetë e dhimbshme por zakonisht nuk përbën kërcënim të rëndë për jetën, sipas informacionit të Johns Hopkins Medicine. Barbabella tha se ekzaminimet nuk treguan shenja të një gjendjeje më serioze, si tromboza venoze të thella apo sëmundje arteriale, dhe se presidenti mbetet në gjendje të mirë të përgjithshme.
Presidentët zakonisht favorizojnë Walter Reed për ekzaminime më të thelluara mjekësore, dhe vizita e kësaj jave vjen ndërsa zoti Trump afrohet në moshën 80 vjeçare. Sipas CBS News, qëndrimet e shumta mjekësore të administratës pasqyrojnë vëmendjen ndaj kujdesit parandalues dhe gjurmimit të gjendjes shëndetësore presidenciale.