Trump zbulon emrin që propozon për kreun e Nvidia-s: Një legjendë zëvendëson një legjendë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për dorëheqjen e pretenduar të drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, duke propozuar një emër për ta zëvendësuar atë në krye të kompanisë.
Në një postim, Trump vlerëson punën e Huang dhe sugjeron që drejtimin e gjigantit të teknologjisë ta marrë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.
“Tani që CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, i cili ka bërë një punë fantastike, ka dhënë dorëheqjen, ka vetëm një njeri për të zënë vendin e tij – Tim Cook i Apple. Një Legjendë zëvendëson një Legjendë! Presidenti DONALD J. TRUMP”.