Sunday, 14 June 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaTrupi u gjet përballë stadiumit të Tijuana-s ku po stërvitet ekipi i Iranit për Kupën e Botës

Trupi u gjet përballë stadiumit të Tijuana-s ku po stërvitet ekipi i Iranit për Kupën e Botës

Autoritetet meksikane po hetojnë rrethanat se si një trup përfundoi jashtë stadiumit në qytetin kufitar Tijuana, vendi ku përfaqësuesja e Iranit po zhvillon stërvitjet para ndeshjeve të Kupës së Botës.

Sipas CBS News, zyrtarët thanë se trupi u gjet të premten në një parkim përballë Estadio Caliente të Tijuana-s. Viktima ishte brenda një qese në bagazhin e një automjeti gri, të cilin policia e hapën pasi në zonë u ndje një erë e fortë.

Ekipi kombëtar i Iranit po përdor Tijuana-n si bazë për shkak të vonesave me vizat dhe kufizimeve të udhëtimit që prekin stafin administrativ dhe trajnerët. Futbollistët pritet të udhëtojnë drejt Los Anxhelosit javën e ardhshme për ndeshjen e grupit më 15 qershor kundër Zelandës së Re në SoFi Stadium, Inglewood.

Skuadra ishte planifikuar fillimisht të stërvitej në Tucson, Arizona, por pas shpërthimit të konfliktit në fund të shkurtit vendosi të zhvendosë bazën në Meksikë për arsye sigurie. Në mars, Irani tentoi pa sukses të zhvendoste ndeshjet e grupit nga SHBA-ja në Meksikë. Përveç Zelandës së Re, Irani do të përballet me Belgjikën më 21 qershor në SoFi Stadium dhe me Egjiptin më 26 qershor në Sietl.

Tijuana njihet si një nga 10 qytetet më të dhunshme të Meksikës sipas Këshillit qytetar për sigurinë publike, një institut kërkimor që rendit vjetshëm shkallën e vrasjeve. Vitin e kaluar qeveria lokale regjistroi 1,219 vrasje në një qytet me mbi 2.3 milion banorë, duke shënuar një ulje prej 32% krahasuar me numrin e regjistruar në 2024. Zona, e vendosur në bregun Paqësor pranë kufirit me San Diegon, është prej vitesh e përdorur nga grupet kriminale për trafik droge dhe ka përballuar edhe flukse migratorësh që nuk u lejuan hyrjen në SHBA.

Hetimet për zbulimin e trupit vazhdojnë dhe Siç raporton CBS News, autoritetet po kryejnë kontrollime për të përcaktuar identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Lini një koment