Tyla feston daljen e albumit të dytë me një look të plotë Y2K
Tyla, këngëtarja pop nga Afrika e Jugut e njohur për hitet “Water” dhe “Truth or Dare”, ka adopuar prej kohësh estetikën Y2K në stilin e saj. Ndërsa përgatitet për publikimin e albumit të saj të dytë në studio, A*Pop, që del më 24 korrik, ajo organizoi një festë lansimi në klubin 77 London, ku shfaqi një nga kombinimet më të qarta të këtij stili.
Sipas Harper’s Bazaar, për ngjarjen ajo veshi një sytjena të vogël të bardhë me breza që kryqëzoheshin në shpinë dhe një fund të ulët denim stone-wash nga Gucci, i cili mbyllej me zinxhir në anë dhe mbante një patch të madh të markës në pjesën e pasme.
Për ta kompletuar pamjen ajo veshi sandale me taka të larta Christian Louboutin me gurë në rripa, mbushi trupin me glitter shkëlqyes dhe vendosi disa rhinestone në pjesën e sipërme të krahut. Një tatuazh i përkohshëm me emrin e albumit në pjesën e poshtme të shpinës i dha detajin përfundimtar të momentit, sipas Harper’s Bazaar.