Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaU dhunua nga pronarët e hotelit në Malin e Robit, zbardhet dëshmia e kamerierit 18-vjeçar

U dhunua nga pronarët e hotelit në Malin e Robit, zbardhet dëshmia e kamerierit 18-vjeçar

Është zbardhur dëshmia e kamerierit 18-vjeçar i cili u dhunua nga pronarët e një hoteli ku punonte në zonën e Malit të Robit disa ditë më parë.

Ai është shprehur se gjithçka ka nisur pasi u ka komunikuar pronarëve të hotelit vendimin për t’u larguar nga puna dhe për të marrë rrogën që i takonte.

“Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.

Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.

Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.

Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.

Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka treguar ai.

Gjykata e Durrësit caktoi 1 ditë më parë masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 45 ditë, për dy personat e akuzuar për dhunimin e një kamerieri 18-vjeçar në Malin e Robit, Golem.

Bëhet fjalë për një prej bashkëpronarëve të hotelit, Florian Habilaj, dhe mikun e tij, E. Dragoti, të cilët u arrestuan nga Policia e Kavajës. Prokuroria i akuzon dy të arrestuarit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, është shprehur ai.

U dhunua nga pronarët e hotelit në Malin e Robit, zbardhet dëshmia e kamerierit 18-vjeçar

Bëhet fjalë për një prej bashkëpronarëve të hotelit, Florian Habilaj, dhe mikun e tij, E. Dragoti, të cilët u arrestuan nga Policia e Kavajës. Prokuroria i akuzon dy të arrestuarit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti lidhur me pagën e 18-vjeçarit, i cili punonte si kamerier në hotelin e bashkëpronarëve Habilaj.

Në pranga u vu edhe Melson Nela, xhaxhai i kamerierit 18-vjeçar, i cili u kap në automjet me një kallashnikov dhe tre karikatorë. Sipas Policisë, ai dyshohet se po shkonte për t’u hakmarrë pas dhunës së ushtruar ndaj nipit të tij.

Lini një koment