Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU lirua nga burgu, Meta mbërrin në Çepan në varrimin e babait

U lirua nga burgu, Meta mbërrin në Çepan në varrimin e babait

Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit sot në 2 qershor.

Ai do të marrë pjesë në varrimin e babait, që u nda nga jeta dje në 1 qershor.

Siç shikohet në foton e siguruar nga gazetarja e Klan News Glidona Daci, Meta shoqërohet nga forca të shumta të sigurisë.

Gjatë ditës së djeshme, SPAK i dha leje ish-kreut të shtetit të dalë nga burgu 313, që të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Babai i Ilir Metës, Rexhep Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ndërkaq, i biri politikan, Ilir Meta ndodhet në qeli që prej vitit 2024, i akuzuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

/tvklan.al

Lini një koment