E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhe për ish-kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi

U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhe për ish-kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-Kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.

Në orën 13:00 do të kryhet nisja drejt varrezave të Sharrës e cila do të jetë banesa e fundit për ish-kryeparlamentarin Pëllumbi. Shoqërimi do të kryhet sipas protokollit shtetëror.

Servet Pëllumbi njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare. Në vitin 2002 ai u zgjodh kryetar i Parlamentit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2005.

Lini një koment