E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU plagos mbrëmë gjatë të shtënave në Sarandë, vetëdorëzohet i riu – Tv Klan

U plagos mbrëmë gjatë të shtënave në Sarandë, vetëdorëzohet i riu – Tv Klan

Është vetëdorëzuar para 3 orësh një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili. Ai është një 31-vjeçar me inicialet K.V, banues në Shën Vasil të Himarës.

Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, 31-vjeçari është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie.

31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili.

Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve. Mendohet se I riu është plagosur nga të shtënat me Kallashnikov nga Rexhep Ismaili, cka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë.

Shtetasi K.V rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Sipas Klan News është shpallur në kërkim edhe një person tjetër i cili dyshohet si autor i vrasjes.

/tvklan.al

Lini një koment