Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaU shpërthen lënda plasëse, plagosen 2 persona në Përmet. Njëri në gjendje kritike

U shpërthen lënda plasëse, plagosen 2 persona në Përmet. Njëri në gjendje kritike

Dy persona kanë ndeshur në lëndë plasëse (dyshohet bomba) sot në 3 qershor dhe kanë mbetur të gjymtuar.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Grabovë te Përmetit, ku Ervis Bregu, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë rënë në kontakt me lëndën plasëse.

Për pasojë, njëri prej tyre Ervis Bregu është gjymtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë.

Ndërsa personi tjetër është dëmtuar në pjesën e poshtme të dorës, raporton gazetarja e Klan News Dorina Muhaj.

Nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje kanë shkuar grupet policore për të hulumtuar rastin në fjalë.

/tvklan.al

Lini një koment