E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›U tha se u hoqën nga Presidenca fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë, ja ku janë tani

U tha se u hoqën nga Presidenca fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë, ja ku janë tani

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë në hapësirat e Presidencës, pavarësisht raportimeve dhe reagimeve që u shkaktuan një ditë më parë lidhur me largimin e tyre.

Sipas fotografive të bëra nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova shihen të gjitha fotografitë e presidenteve ndër vite si dhe Deklarata e Pavarësisë.

Ndryshe, LDK-ja, më 9 nëntor, reagoi ndaj presidentes Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar të papranueshëm largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Në reagimin e saj, kjo parti theksoi se këto dy simbole kanë rëndësi të veçantë historike dhe shtetërore, ndërsa kërkoi që ato të qëndrojnë në vendet e tyre të nderit në Presidencë. /Telegrafi/

Lini një koment