Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiUEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë

UEFA Nations League / Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet e radhës të vlefshme për UEFA Nations League, teksa skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Maran kishte në dispozicion të gjithë 28 lojtarët e grumbulluar për këtë fazë përgatitore. Seanca nisi me ushtrime në palestër, ndërsa më pas futbollistët vijuan punën në fushë, ku u përqendruan në skema dhe detyra të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” edhe gjatë ditëve në vijim, në prag të sfidave të radhës në UEFA Nations League.

Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 12:00, dy lojtarë të Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp që do të zhvillohet në sallën e konferencave të “Shtëpisë së Futbollit”.

Lini një koment