E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Ukraina godet infrastrukturën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, Moska njofton kufizime në qarkullim

Ukraina godet infrastrukturën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, Moska njofton kufizime në qarkullim

Ukraina ka goditur urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska, duke sjellë kufizime në qarkullimin e trenave dhe automjeteve në këtë infrastrukturë strategjike.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i autoriteteve lokale të emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, përmes një postimi në Telegram.

“Armiku ka goditur urën e Krimesë. Si rezultat, trafiku do të jetë i kufizuar, me shumë mundësi deri në mesditë”, shkroi Aksyonov, duke shtuar se “të gjitha shërbimet e nevojshme” janë mobilizuar.

🚨 BREAKING: Ukrainian forces strike the Crimean Bridge Traffic across the bridge has been restricted until midday. The attack was reported by Russian-installed Crimean leader Sergey Aksyonov.

Lini një koment