Uljan Shpataraku transferohet në paraburgimin e Peqinit
Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar në paraburgimin e Peqinit, pas arrestimit të tij së bashku me Ergys Agasin.
Shpataraku u vu në pranga më 26 gusht, në zonën e Plepave në Durrës. Në momentin e arrestimit, ai ndodhej në të njëjtin automjet me Ergys Agasin.
Sipas SPAK, ish-efektivi u arrestua në flagrancë, nën dyshimet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.
Tre ditë më vonë, më 29 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj Shpatarakut masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet.