E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ushtarë nga SHBA në Tiranë, stërvitje me forcat shqiptare për reagimin ndaj kërcënimeve kimike

Ushtarë nga SHBA në Tiranë, stërvitje me forcat shqiptare për reagimin ndaj kërcënimeve kimike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët mes ushtarëve dhe pjesëtarëve të forcave ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe homologëve të tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të ambasadës, stërvitja kishte në fokus përmirësimin e aftësive për reagimin ndaj kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Ambasada thekson se SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit e vlerësojnë bashkëpunimin me Shqipërinë si partnere dhe aleate në NATO.

“Më të fortë dhe më të sigurt së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës.

Lini një koment