E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah

Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah

Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj komandantit të lartë të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa burime nga Hamasi konfirmuan se Samir Abu Yunis, komandant i brigadës Rafah, u vra në sulm.

Siç raportohet nga Reuters, duke cituar burime nga Hamasi, Abu Younis ishte komandanti i Brigadës Rafah në krahun e armatosur të asaj organizate palestineze.Punonjësit mjekësorë deklaruan se Abu Yunis u vra, ndërsa disa persona u plagosën në një sulm ajror që goditi një rrugë në zonën Al Mawasi, në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës .

Armëpushimi i arritur në tetor 2025 ndaloi operacionet e mëdha luftarake, por nuk çoi në një ndërprerje të plotë të sulmeve izraelite ose në çarmatimin e Hamasit , sipas agjencisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 1,600 palestinezë kanë vdekur që kur armëpushimi hyri në fuqi, ndërsa pesë ushtarë izraelitë kanë vdekur në të njëjtën periudhë.

Lini një koment