Valon flamuri i UÇK-së, Haradinaj ngjitet në majën e Rupës
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në bjeshkë. Haradinaj në Facebook ka publikuar një video, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.
Deputeti i Aleancës, në pamjet e publikuara shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valon edhe flamuri i UÇK-së.
Sonte mbahet një tubim me qytetarë sërish ne sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenj proteste ndaj vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së. /kp/