Vanessa Trump njofton se është diagnostikuar me kancer të gjirit
Vanessa Trump njoftoi të mërkurën se së fundmi i është diagnostikuar kancer i gjirit. Ajo tha se po punon ngushtë me ekipin mjekësor për të përcaktuar një plan trajtimi, shprehu mirënjohjen e saj për mjekët që i kryen një procedurë më herët gjatë javës dhe kërkoi privatësi teksa përqendrohet te shërimi.
Në një postim në rrjetet sociale, sipas CBS News, Trump shkroi se ndodhet e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes dhe fëmijëve të saj, se është e fokusuar dhe e shpresëplotë, dhe falenderoi njerëzit për mirësinë e mbështetjen që i kanë ofruar.
Trump, 48 vjeçe, ishte e martuar me Donald Trump Jr. për 12 vjet dhe kanë pesë fëmijë së bashku; çifti njoftoi ndarjen në mars 2018. Në mars 2025, lojtari i golfit Tiger Woods konfirmoi marrëdhënien me Vanessa Trump, duke publikuar fotografi të të dyve në atë kohë.
Ajo përsëriti kërkesën për privatësi ndërsa vazhdon trajtimin dhe përpjekjet për rikuperim, raporton CBS News.