Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot (12 gusht) në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t’u depërtuar, pranë kufirit greko-shqiptar.

Mediat greke informojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Plaisi Filiat, pranë vendbanimit Kotsikas.

Flakët janë përhapur në lartësi të malit, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave tokësore të zjarrfikësve. Sipas informacioneve paraprake, vendbanimi nuk është aktualisht në rrezik.

Forca të shumta zjarrfikëse po lëvizin drejt zonës së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja edhe e mjeteve ajrore për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, që po përpijnë hektarë me bimësi e pemë.

Ekipet në terren po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa situata vijon të monitorohet nga autoritetet.

Lini një koment