Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mb

Vatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mb

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në kurorën e gjelbër të qytetit të Sarandës.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bimësi të dendur në zonën kodrinore mbi rrugën nr. 5, pranë qendrës së qytetit.

Flakët, të ndihmuara edhe nga era dhe terreni i thyer kodrinor, janë përhapur me shpejtësi duke krijuar re të mëdha tymi që kanë mbuluar një pjesë të qytetit bregdetar.

Përhapja e shpejtë e zjarrit ka ngritur alarmin te banorët e zonës, pasi vatrat e zjarrit po i afrohen me shpejtësi zonave të banuara dhe ndërtesave pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Lini një koment