Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVatra zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, terreni i thyer dhe mungesa e rrugës vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Vatra zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, terreni i thyer dhe mungesa e rrugës vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Flakët kanë përfshirë sërish sipërfaqet pyjore të Pukës mesditën e kësaj të premteje, ku një vatër e re e shfaqur në malin e Tërbunit po përhapet me shpejtësi e favorizuar nga era.

Sipas raportimeve, edhe pse trupat e Shërbimit Zjarrfikës dhe punonjësit e pyjores kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve automobilistike e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen. Për këtë arsye, efektivët e Pukës po punojnë aktualisht me mjete rrethanore me qëllim izolimin e flakëve në njërën anë.

Përveç dëmit në sipërfaqet pyjore, zjarri për fat të mirë nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Ndërkohë, dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme që ka nisur në zonën e Fushë-Lajës, ndërsa një grup hetimor ka zbritur menjëherë në terren për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment