E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas vdekjes së një pacienteje e cila kishte marrë trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor.

“…Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes dhe ndërmarrjes së mëtejshme të veprimeve ligjore”, tha Nikçi për Telegrafi.

Ndërkaq, lidhur me rastin edhe Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh.

Në raport thuhet se të premten një grua është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja.

Në raporton policor thuhet se viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete

“Klinë 13.11.2026 – 13:45. Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lini një koment