Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVeliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja pritet të dalë me vendim

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, Kushtetuesja pritet të dalë me vendim

Gjykata Kushtetuese, pritet të dalë këtë të hënë, 25 maj, me një vendim kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kundërshtuar masën e arrestit në burg.

Sipas njoftimit, pritet që vendimi të dalë rreth orës 16:45.

“Sot, në orën 16:45, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ju fton në një takim informues lidhur me vendimmarrjen për çështjen me kërkues z. Erion Veliaj.

Kërkesa ka për objekt shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të disa vendimeve gjyqësore të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, si zakonisht“, thuhet në njoftim.

Procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt u mbajt më 20 maj. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve.

Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën.

Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai është një qytetar i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në përditësim të vazhdueshëm deri sa të dalë vendimi i Kushtetueses…

/tvklan.al

Lini një koment