E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, mbyllet pa vendim seanca në Kushtetuese

Veliaj kundërshtoi arrestin me burg, mbyllet pa vendim seanca në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të mërkurën kërkesën e Erion Veliajt për shpalljen antikushtetuese të masës “arrest në burg”.

Veliaj pretendon se i janë shkelur liria individuale dhe standardet e një gjykimi të drejtë, ndërsa SPAK këmbëngul se masa është e ligjshme dhe se pozicioni i tij mund të ndikojë te dëshmitarët.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve. Vendimi i Kushtetueses lidhur me këtë çështje pritet të shpallet në ditët në vijim.

Lini një koment