E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vetëvrasja e De Gennaros, Ilir Kulla: Ai ishte historia e 50 viteve të fundit të Italisë

Vetëvrasja e De Gennaros, Ilir Kulla: Ai ishte historia e 50 viteve të fundit të Italisë

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me vetëvrasjen e ish-kreut të policisë italiane, De Gennaros. Kulla u shpreh se figura dhe fundi i jetës së De Gennaros lidhen ngushtë me zhvillimet në shtetin italian në pesë dekadat e fundit.

“De Gennaros është historia e 50 viteve të fundit të Italisë me të gjitha dritëhijet e veta dhe dalja e tij nga skena në këtë lloj forme tregon saktësisht këtë gjë që unë thashë. Sepse me De Gennaros e kemi historinë e fundit të republikës së parë kemi dhe gjithë vazhdimin e republikës së dytë dhe të gjitha ë drejtë hijeve dhe kemi dalje nga skenat e tij në një moment që u mendua që është rikthyer fort sepse u bë presidenti i konsorciumit për ndërtimin e urës.

Po ke parasysh që falë tij u bënë dhe disa emërime të tjera shumë të fuqishme në qeverinë e djathtë të Melonit përfshij atë të vëllait të vet si komandant i përgjithshëm i Guardia di Finanza që është një pushtet shumë i madh në Itali. Kështu që dalja e tij nga skena duke folur me heshtje tregon se sa njeri serioz dhe i pushtetshëm ka qenë”, tha ai.

Lini një koment