E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Vichyssoise — supa klasike franceze e ftohtë me patate dhe presh

Vichyssoise — supa klasike franceze e ftohtë me patate dhe presh

Përbërësit (4 porcion)

  • 3 patate të mëdha (rreth 600 g), të prera në kubikë
  • 3 presh të mëdhenj (vetëm pjesa e bardhë dhe e gjelbër e çelët), të larë dhe të prerë në rrathë
  • 50 g gjalpë
  • 750 ml lëng perimesh ose lëng pule
  • 150 ml krem për gatim
  • Kripë dhe piper i zi sipas shijes
  • Pak qepë të njoma ose chives të prera hollë, për servirje

Përgatitja

  1. Shkri gjalpin në një tenxhere të madhe mbi zjarr të mesëm dhe kaurdis preshin për rreth 5 minuta, derisa të zbutet, pa e marrë ngjyrë.
  2. Shto patatet e prera në kubikë dhe lëngun e perimeve. Lëre të ziejë, pastaj ul zjarrin dhe gatuaj për rreth 20 minuta, derisa patatet të jenë krejtësisht të buta.
  3. Hiqe nga zjarri dhe lëre të ftohet pak. Miks-o supën me blender derisa të bëhet krem i butë.
  4. Shto kremin për gatim, kripën dhe piperin; përziej mirë dhe shijo — rregulloje shijen sipas dëshirës.
  5. Lëre supën të ftohet në temperaturë dhome, pastaj vendos-e në frigorifer për të paktën 4 orë (ideale gjatë gjithë natës).
  6. Servir-e të ftohtë, me pak qepë të njoma të prera hollë sipër.

Koha: Përgatitja 15 minuta | Gatimi 25 minuta | Ftohja të paktën 4 orë. Porcione: 4.

Lini një koment