E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVIDEO/ 5 gola në pjesën e parë te PSG-Bayern, dramë në Champions

VIDEO/ 5 gola në pjesën e parë te PSG-Bayern, dramë në Champions

PSG 3-2 Bayern Pjesa e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern ka përfunduar 3-2 . Ekipi bavarez fitoi një penallti në minutën e 16-të, 11-metërsh i përkthyer në gol nga i zakonshmi Kane. Goditja e saktë e sulmuesit anglez shkoi në rrjetë, ndërsa portieri Safonov u hodh në krahun tjetër. Ekipi i […]

PSG 3-2 Bayern

Pjesa e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern ka përfunduar 3-2 . Ekipi bavarez fitoi një penallti në minutën e 16-të, 11-metërsh i përkthyer në gol nga i zakonshmi Kane. Goditja e saktë e sulmuesit anglez shkoi në rrjetë, ndërsa portieri Safonov u hodh në krahun tjetër.

Ekipi i Kompany iu afrua edhe golit të dytë, por topi u largua fare pranë vijës fatale. Më pas, të besuarit e Enriques u përpoqën që të reagojnë, me Dembele që nuk shfrytëzoi si duhet një rast të artë.

PSG barazoi shifrat falë Kvara-s i cili realizoi me një goditje të bukur, sakaq Neves përmbysi shifrat.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende për këtë fraksion, pasi Olise çoi shifrat në 2-2. Goli i Dembele nga penalltia bëri që PSG të mbyllte pjesën e parë në avantazh.

Lini një koment