Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

Një i moshuar ka qëndruar për 5 orë jashtë rezidencës qeveritare në Pogradec për të pritur përfundimin e mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë.

Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, i moshuari u shpreh se kërkon ta falënderojë personalisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë, Ilir Xhakolli, për zgjidhjen e shqetësimeve të tij.

I pyetur nga gazetari nëse do të presë deri në përfundim të takimit, i moshuari konfirmoi me bindje se do të qëndrojë aty vetëm për ta përqafuar kryeministrin.

Intervista e plotë:

Gazetari: Edhe një herë, s’e kuptova, përse do ta takosh Ramën?

Zotëria: Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, mi ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë.

Gazetari: Kush Ilir, kryetari i bashkisë?

Zotëria: Eee.

Gazetari: T’i ka zgjidhur?

Zotëria: Po.

Gazetari: Edhe kërkon thjesht ta falënderosh?

Zotëria: Po, po.

Gazetari: Po mbaron vonë Rama.

Zotëria: Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq.

Gazetari: Vetëm për ta përqafuar?

Zotëria: Po, kaq. Do rri./ Euronews Albania

Lini një koment