E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ E rëndë në Greqi, shqiptari plagoset me dy plumba në atentat! Dërgohet në spital në gjendje kritike, 2 të ndaluar

VIDEO/ E rëndë në Greqi, shqiptari plagoset me dy plumba në atentat! Dërgohet në spital në gjendje kritike, 2 të ndaluar

Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në një sulm me armë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës.

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.

Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin.

Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.

Deri më tani nuk ka informacione të mëtejshme mbi motivet e atentatit apo gjendjen shëndetësore të 36-vjeçarit.

Sipas informacioneve të fundit, 36-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri në sheshin pranë kishës së zonës. Pas plagosjes, ai ka arritur të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes deri te automjeti i tij, i parkuar rreth 150 metra më tutje.

Policia e ka gjetur atë të plagosur rëndë brenda makinës, me dëmtime në zonën e barkut. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit Attikon në Athinë.

Lini një koment