E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli

Autoritetet ekuadoriane kanë arrestuar një person, i identifikuar si Pablo Adrian HT, i njohur me pseudonimin “Caballo”, i cili dyshohet se ishte i lidhur me rrjetin kriminal shqiptar të drejtuar nga Dritan Gjika.

Gjika (foto poshtë) është i arrestuar vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas autoriteteve, “Caballo” dyshohet se vepronte si operator financiar i grupit dhe ishte i përfshirë në menaxhimin e aktiviteteve financiare të strukturës që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës.

Arrestimi u krye gjatë një bastisjeje në një pronë në zonën e kryqëzimit të Avenida Sigchos me rrugën Calaví, në kantonin La Maná.

Lini një koment