Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVideo/ Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Video/ Ergys Agasi mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Ergys Agasit, biznesmenit të shpallur në kërkim prej tetë muajsh nga SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Sipas informacioneve, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në zonën e Plepave në Durrës, automjeti me të cilin po lëvizte Agasi drejtohej nga Ulian Shpataraku, ish-zyrtari i Policisë së Shtetit.

Ky detaj merr peshë për shkak të profilit të Shpatarakut. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në Policinë e Elbasanit, ka qenë vartës dhe bashkëpunëtor i afërt i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte strukturat policore të Elbasanit. Shpataraku u përjashtua nga Policia e Shtetit vetëm pak muaj më parë

Policia konfirmoi pas operacionit të koduar “The Wanted” se të dy ndodheshin në të njëjtin automjet. Shpataraku është arrestuar së bashku me Agasin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar ‘The Wanted’. Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.”, njoftoi Policia.

 

Lini një koment