Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

Një personazh i TikTok-ut dhe rrjeteve sociale duket se ka vendosur t’i japë një zgjidhje të drejtpërdrejtë protestës. Pasi kërkon në video dorëheqejen e Kryeministrit, ajo thotë se mund të kandidojë përballë tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Jep dorëheqjen, shko piktor. S’je për kryeministër, je për piktor”, shprehet ajo, ndërsa shton se çdo njeri duhet të punojë në profesionin e vet.

Por thirrja nuk ndalet te dorëheqja. Influencerja e çon më tej propozimin, duke paralajmëruar se nëse Rama nuk largohet, atëherë ajo mund të kandidojë përballë tij.

“Në qoftë se unë kandidoj dhe jam përballë me Edi Ramën, kë do votoni ju, Edi Ramën apo mua?”, pyet ajo ndjekësit.

Lini një koment