Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaVIDEO, Ministri izraelit publikon pamjet e ndalimit të aktivistëve të flotiljes së Gazës

VIDEO, Ministri izraelit publikon pamjet e ndalimit të aktivistëve të flotiljes së Gazës

Një video e publikuar nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir ka treguar momentin e ndalimit të aktivistëve të flotiljes së Gazës në portin e Ashdod.

Pamjet shfaqin aktivistët të prangosur në tokë, ndërsa oficerët e policisë i zvarrisnin dhe i mbanin nën kontroll. Në video, Ben-Gvir shihet duke ecur mes të ndaluarve me një flamur izraelit në dorë dhe duke u folur aktivistëve.

Një prej aktivistëve, i cili dëgjohej duke bërtitur “Palestina e Lirë”, u pa duke u shtyrë përtokë nga personeli i sigurisë.

Pamje të tjera të transmetuara më vonë nga parlamenti i Izrael treguan Ben-Gvir duke mbrojtur veprimet e forcave të sigurisë dhe duke kritikuar thirrjet për kërkim falje lidhur me incidentin.

Lini një koment