VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper
Tensione të reja dhe episode përplasjeje direkte mes demonstruesve dhe forcave të rendit janë regjistruar në vijim të protestës përpara godinës së Kryeministrisë.
Në mes të kaosit të krijuar nga hedhja e vazhdueshme e gurëve, kapsollave dhe përdorimit të gazit lotsjellës, një nga protestuesit ka arritur t’i marrë nga duart një efekti të policisë mburojën mbrojtëse si dhe spërkatësin me piper.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentin kur i riu mban në dorë pajisjen mbrojtëse të policisë dhe përdor sprenë në drejtim të forcave të sigurisë. Ndërkohë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe zona përreth mbeten të rrethuara nga një prani mjaft e lartë e efektivëve të policisë për të mbajtur nën kontroll perimetrin e institucioneve.