VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja
Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë për të vijuar me protestën e 25-të kundër establishmentit politik.
Por, ajo që vihet re, krahasuar me protestat e zhvilluar më parë, është pjesëmarrja më e ulët.
Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa hapësirat e bulevardit duken më pak të mbushura se në protestat e fundit.
Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.