E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal në Lebanë të Prishtinës, rasti cilësohet vjedhje e rëndë

Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal në Lebanë të Prishtinës, rasti cilësohet vjedhje e rëndë

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës, sipas raportit të Policisë së Kosovës, siç njofton KosovaPress.

Sipas të njëjtit raport, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 04:33.

Ankuesi ka raportuar se personat e dyshuar kanë depërtuar me forcë në lokal dhe kanë vjedhur paratë që ndodheshin në 2 arka.

Rasti është cilësuar nga Policia si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia nuk ka raportuar për persona të arrestuar.

Lini një koment