Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVijon aktiv zjarri në Dukat, era përhap flakët gjatë natës! Nis ndërhyrja nga ajri për izolimin e vatrave (VIDEO)

Vijon aktiv zjarri në Dukat, era përhap flakët gjatë natës! Nis ndërhyrja nga ajri për izolimin e vatrave (VIDEO)

Zjarri i madh në Dukat, i cili ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, vijon të jetë aktiv. Për përballimin e situatës dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, kanë mbërritur dy avionët që do të angazhohen në operacionin për shuarjen e flakëve.

Janë nisur gjithashtu, 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse. Zjarri, i cili ka nisur që pasditen e së enjtes, është përhapur gjatë natës i favorizuar nga era.

Terreni i vështirë dhe i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave nga toka, ndaj operacioni nga ajri pritet të jetë i rëndësishëm për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa situata vijon të monitorohet për shkak të përhapjes së flakëve në zonën e mbuluar me shkurre dhe bimësi.

Lini një koment