Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër do të mblidhen para Parlamentit në orën 10:00.

“Nesër në 10”, degjohen protestuesit të cilët janë mbledhur para Parlamentit.

Të marten, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Punonjësit e policisë arrestuan disa persona për shkak të këtyre incidenteve. Gjithashtu protestuesit hodhën akuza dhe bënë thirrje kundër deputetëve. Ata hodhën edhe vezë në drejtim të mjeteve të tyre.

Lini një koment