E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vijon protesta qytetare në Tiranë, mbahet tubimi i 66-të radhazi

Vijon protesta qytetare në Tiranë, mbahet tubimi i 66-të radhazi

Në Tiranë u zhvillua këtë të martë protesta e 66-të qytetare, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë.

Edhe gjatë këtij tubimi nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit përsëritën mesazhet e tyre të mëparshme, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke brohoritur slogane si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit vijuan me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Lini një koment