Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Pas pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët kanë nisur kthimin drejt Greqisë.

Fluksi i lartë i lëvizjeve është shënuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku janë krijuar radhë të gjata automjetesh në tokën neutrale.

Vetëm gjatë tre ditëve, nga 17 deri më 19 gusht, në Kapshticë janë regjistruar 18 mijë dalje nga Shqipëria.

Fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë për përpunimin e automjeteve dhe udhëtarëve dhe për të reduktuar sa më shumë pritjet në pikën kufitare.

Kapshtica është një prej pikave kryesore të kalimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi dhe që gjatë muajve të verës rikthehen në vend për pushime pranë familjeve.

Lini një koment