Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaVjet u “tall” me Barcelonën, Nico Williams harron shpejt “besnikërinë” dhe është drejt transferimit te rivalët

Vjet u “tall” me Barcelonën, Nico Williams harron shpejt “besnikërinë” dhe është drejt transferimit te rivalët

Fati i keq vazhdon ta ndjekë Nico Williams. Anësori spanjoll ka vuajtur shumë nga dëmtimet këtë sezon, i fundit ndaj Uruguajit në Kupën e Botës, duke e vënë në dyshim praninë e tij në fazat pasardhëse.

Pavarësisht se për momentin është totalisht i fokusuar në Botëror, Nico Williams vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në merkato.

Mediet spanjolle zbulojnë se anësori është pranë transferimit tek Atletico Madrid për shifrën 80 milionë euro, edhe pse klauzola e vendosur nga Athletico Bilbao për largimin e tij është 100 milionë euro.

Verën e kaluar, Williams ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund ndërroi mendje dhe rinovoi me Athletic Biblao, duke treguar besnikërinë e tij ndaj klubit bask.

Megjithatë, situata ka ndryshuar vetëm pas një viti dhe anësori ka vendosur të largohet njëherë e mirë nga Athletic Bilbao dhe për momentin Atletico Madrid është destinacioni më i mundshëm dhe oferta më konkrete në tavolinë për 23-vjeçarin.

Lini një koment