E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVolejboll meshkuj/ Skënderbeu-Partizani, finalja e madhe për titullin kampion

Volejboll meshkuj/ Skënderbeu-Partizani, finalja e madhe për titullin kampion

Skënderbeu dhe Partizani do të përballen në finalen e madhe të këtij sezoni, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Skënderbeu eliminoi në gjysmëfinale Tiranën, duke fituar serinë e ndeshjeve të Play Off-it me rezultatin 2-0.

Ndërsa Partizani eliminoi në gjysmëfinale Erzenin, në një përballje të ekuilibruar dhe të luftuar të Play Off-it, që u fitua nga “të kuqtë” me rezultatin 2-1.

Detajet për ndeshjet finale do të bëhen publike në ditët e ardhshme nga Federata Shqiptare e Volejbollit.

Lini një koment