Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Von der Leyen: Shqipëria ka punuar fort drejt integrimit në BE

Von der Leyen: Shqipëria ka punuar fort drejt integrimit në BE

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu kënaqësinë për rikthimin e saj në Tiranë, duke vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e standardeve evropiane.

Për sa i përket ecurisë në procesin e negociatave dhe dobisë reciproke të këtij procesi, kreu i Komisionit Evropian deklaroi:

“Ju dhe Shqipëria keni punuar fort për ta plotësuar standardin evropian. Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqiptarët, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në më të fortë.”

Përveç arritjeve të deritanishme, von der Leyen nënvizoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vijimësi në zbatimin e reformave thelbësore në të gjithë kapitujt e hapur, përfshirë mbrojtjen e mjedisit dhe të pasurive natyrore të vendit.

Sipas saj, realizimi i ndryshimeve të qëndrueshme kërkon bashkëpunim që kapërcen kufijtë politikë traditionalë.

“Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të saj.”, tha ajo.

Lajmi është në përditësim

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment